Deputetja e Pavarur Koçeku thirret në takim nga Ambasadori i ri amerikan Wendt dhe dy senatorët e SHBA / Ja cilat ishin temat e bisedës

Sot në orët e para të mëngjesit deputetja e Pavarur Marjana Koçeku zhvilloi një takim me ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt dhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor. Në fokus të…

Sot në orët e para të mëngjesit deputetja e Pavarur Marjana Koçeku zhvilloi një takim me ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt dhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë zhvillimet politike ndërsa deputetja Koçeku i ka bërë të ditur qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në Shqipëri, senatorët amerikan më përpara, janë takuar me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe përfaqësues të politikës.

Në takimet e zhvilluara në Tiranë, ata janë shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të dy senatorëve amerikanë janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.

Të shtunën, senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, së bashku me ambasadorin Eric Wendt, zhvilluan takime në zyrat e tyre edhe me drejtuesit e dy institucioneve të rëndësishme të hetimit në Shqipëri, kreun e SPAK, Klodjan Braho, dhe kreun e BKH-së, Joni Keta.

lajme të ngjashme