Studentët në Shkodër nisin bojkotin / Të parët të rinjtë tek Gjuhët e Huaja: Mbështesim protestën

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bojkoton procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes së studentëve në Tiranë. Studentët e Shkodrës shprehen se protesta në Tiranë është një kauzë shumë e drejtë, për të sjellë ndryshimin…

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bojkoton procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes së studentëve në Tiranë.

Studentët e Shkodrës shprehen se protesta në Tiranë është një kauzë shumë e drejtë, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Dhuna që është përdorur është makabër, shprehen studentët në Shkodër ndërsa shpresojnë që gjendja të mos bëhet më keq si shkak i dhunës policore.

Të rinjtë e universitetit të Shkodrës shprehen se studentëve nuk do ia arrijnë t’ua heqin zërin e tyre deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

lajme të ngjashme