Thirrjet: Kalle, kalle… / Digjet Ministria e Drejtësisë nga protestuesit / “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” / Përkeqësohet situata

Protestuesit kanë djegur Ministrinë e Drejtësisë ashtu si edhe disa ministri të tjera, Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit. Studentët dhe qytetarë të tjerë po thërrasin “arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”. Protestuesit vazhdojnë që të rezistojnë duke mos u tërhequr pavarësisht ujit…

Protestuesit kanë djegur Ministrinë e Drejtësisë ashtu si edhe disa ministri të tjera, Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.

Studentët dhe qytetarë të tjerë po thërrasin “arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”.

Protestuesit vazhdojnë që të rezistojnë duke mos u tërhequr pavarësisht ujit të hedhur ndaj tyre, gazit lotësjellës apo edhe bombolave shpërthyese.

Policia qartazi nuk ka forcën e duhur për t’u përballur me protestuesit ndërsa në reagime sporadike efektivët vetëm ndërhyjnë për të bërë ndonjë arrestim por janë të pafuqishëm për t’i dalë në ballë protestuesve të cilët deri tani ja kanë dalë që të kryejnë revoltën e tyre.

lajme të ngjashme