26 Tetor, 2026
Pamjet nga automjeti i dëmtuar me tritol i ekspertit të policisë Shkodër Ardian Baçina / Ja se si ndodhi
Këto pamje i përkasin automjetit që iu vendos tritol në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 në lagjen “Guerrile” teksa makina që u sulmua është në pronësi të shtetasit Ardian Baçina, ekspert i kriminalistikës në policinë vendore të Shkodrës. Në…


Këto pamje i përkasin automjetit që iu vendos tritol në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 në lagjen “Guerrile” teksa makina që u sulmua është në pronësi të shtetasit Ardian Baçina, ekspert i kriminalistikës në policinë vendore të Shkodrës.
Në momentin kur ndodhi shpërthimi familja Baçina ka qenë në shtëpi ndërsa është tronditur nga eksplozioni i fuqishëm.
Ndërkohë shpërthimi është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit të Shkodrës sepse ka qenë tejet i fuqishëm.
Policia vendore e Shkodrës dyshon se dy persona të maskuar, kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me motoçikletë në drejtim të paditur.
Efektivët janë vënë në ndjekie të autorëve për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas arrestimin e tyre.
Ajo që dyshohet është se tritoli në automjetin e ekspertit kriminalistik Ardian Baçini është vendosur për shkak të detyrës.
Policia po vijon punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur në lagjen “Guerrile” në Shkodër.












