Xhelozia çoi në krimin e rëndë ndaj bashkëshortes në Vau Dejës

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në fshatin Barbullush të Vau Dejësit teksa bashkëshorti goditi me çekiç gruan e tij. Shtetasi Vlash Krajni, 73 vjeç goditi bashkëshorten e tij Leze Krajni, 68 vjeçe. 68 vjeçarja pësoi dëmtime…

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në fshatin Barbullush të Vau Dejësit teksa bashkëshorti goditi me çekiç gruan e tij.

Shtetasi Vlash Krajni, 73 vjeç goditi bashkëshorten e tij Leze Krajni, 68 vjeçe.

68 vjeçarja pësoi dëmtime të rënda në trup nga goditjet e forta. Menjëherë 68 vjeçarja u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në pavionin e reanimacionit.

Për momentin Leze Krajni ndodhet në një gjendje të stabilizuar shëndetësore por ka dëmtime të rënda dhe është nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se xhelozia e 73 vjeçarit ndaj bashkëshortes së tij ka çuar në krimin e rëndë.

Dy të moshuarit jetonin të vetëm dhe në momentin e ngjarjes së rëndë komshinjtë kanë njoftuar policinë.

Pak metra më tutje, policia arrestoi shtetasin Vlash Krajni i cili ndodhet në paraburgim.

lajme të ngjashme