26 Tetor, 2026
15 vite ura e shembur në Theth / Banori: 4 lagje të bllokuara, bëjmë dy orë në këmbë…
Një banor nga Thethi në Dukagjin ka denoncuar një urë të shembur prej të paktën 15 vitesh. Banori thotë se urën e ka marrë lumi përpara prej të paktën 15 vitesh dhe sipas tij prej asaj kohe ende nuk është…


Një banor nga Thethi në Dukagjin ka denoncuar një urë të shembur prej të paktën 15 vitesh.
Banori thotë se urën e ka marrë lumi përpara prej të paktën 15 vitesh dhe sipas tij prej asaj kohe ende nuk është rikonstruktuar.
Ura e cila ndan në mes lagjen Nikgjonaj, lidhet edhe me 4 lagje të tjera, Gjelaj, Okol dhe Gjeçaj.
Mungesa e urës sipas banorit i detyron ata që të bëjnë deri në dy orë në këmbë në një kohë që kjo ecje kaq e gjatë mund të ishte shmangur në rast se do të ishte ura.
Banori thotë se e kanë denoncuar rastin në të gjitha institucionet por prej 15 vitesh askush nuk ka marrë asnjë masë.
Ajo që kërkojnë banorët është rikonstruksioni në një kohë sa më të shpejtë i urës së shembur për të lehtësuar lëvizjet në lagjet e përmendura më lart.
Po ashtu ura e shembur gjithë këto vite është një imazh aspak i mirë në sytë e mijlra turistëve të cilët vizitojnë Thethin gjatë gjithë vitit.












