Klasikja i përket Vllaznisë / Shkodranët mundin 2-0 Tiranën / Fitore shpresdhënëse

Vllaznia ka fituar 2-0 përballë Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar. Një gol i Murataj në pjesën e parë dhe i Mehmetit në 45 minutat e dyta i dhanë fitoren kuqebluve. Kjo fitore shërben shumë për Vllazninë e cila largohet…

Vllaznia ka fituar 2-0 përballë Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar. Një gol i Murataj në pjesën e parë dhe i Mehmetit në 45 minutat e dyta i dhanë fitoren kuqebluve.

Kjo fitore shërben shumë për Vllazninë e cila largohet sërish nga fundi i tabelës në renditje.

Pas humbjes me Egnatian, skuadra e Vllaznisë zhvilloi një ndeshje të mirë përballë bardhebluve duke marrë edhe këtë fitore me shumë peshë.

Vllaznia për momentin shkon në vendin e 8-të me 8 pikë duke lënë pas Vorën dhe Partizanin.

Tashmë dora e trajneri të ri Csaba Lazslo ka ndikuar jo pak në lojën dhe rezultatet e Vllaznisë.

Të mërkurën shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Vorës ndërsa në fundjavë udhëton sërish jashtë fushe për të luajtur ndaj Skenderbeut.

Dy ndeshje të vështira ku sërish objektiv do të jetë loja e mirë dhe rezultatet pozitive.

lajme të ngjashme