26 Tetor, 2026
Emri / Vetëdigjet me benzinë 76 vjeçari në Shkodër / Lëndohet edhe një 57 vjeçar nga zjarri në banesë
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në qarkun e Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij në Dobraç, ndërsa një 57-vjeçar është asfiksuar nga një zjarr që përfshiu shtëpinë e tij në Bajzë të Malësisë së…


Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në qarkun e Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij në Dobraç, ndërsa një 57-vjeçar është asfiksuar nga një zjarr që përfshiu shtëpinë e tij në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Ngjarja e parë është shënuar në fshatin Dobraç, ku Sadri Sufaj, 76 vjeç, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëdjegur duke përdorur benzinë. Si pasojë e djegieve të marra, 76-vjeçari ka humbur jetën.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, një tjetër incident është regjistruar në fshatin Bajzë, në Malësinë e Madhe, ku banesa e një 57-vjeçari me inicialet A. L. është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit janë djegur orenditë shtëpiake në një dhomë, ndërsa pronari i banesës është asfiksuar nga tymi. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri në banesën e Bajzës ka rënë aksidentalisht.
Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.












