Dritë jeshile për eksportimin e ushqimeve nga Shkodra drejt BE / Drejtori i AKU Haderi: Siguria Ushqimore nuk negociohet

Produktet ushqimore nga Qarku Shkodër janë një hap më pranë tregut europian. Procesi i auditimit të FVO në fushën e sigurisë ushqimore është mbyllur me sukses, duke hapur rrugën për eksportet drejt Bashkimit Europian dhe duke konfirmuar përmbushjen e standardeve…

Produktet ushqimore nga Qarku Shkodër janë një hap më pranë tregut europian.

Procesi i auditimit të FVO në fushën e sigurisë ushqimore është mbyllur me sukses, duke hapur rrugën për eksportet drejt Bashkimit Europian dhe duke konfirmuar përmbushjen e standardeve të BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, përmes një statusi.

Në një kohë kur sfidat me cilësinë e usjqimeve janë të mëdha, FVO, struktura europiane e auditimit dhe inspektimit të cilsësisë së ushqimeve ka licensuar një prej subjekteve të tregtimit të mishit në Shkodër duke dhënë konfirmimin për eksportimin drejt BE.

Statusi i plotë i drejtorit të AKU Shkodër Ramir Haderi:

Kaluam me sukses procesin e auditimit të FVO në fushën e sigurisë ushqimore në Qarkun Shkodër.

Për ne, kjo është një dëshmi e vërtetë se po ecim me hapa të sigurt drejt standardeve europiane.

Prodhimet tona do të jenë pjesë e eksporteve drejt BE-së.

Faleminderit stafit të subjekteve për transparencën dhe profesionalizmin, si dhe një falënderim dhe mirënjohje e veçantë për ekipin e DRAKU Shkodër, që me përkushtim dhe angazhim kanë punuar për këtë proces që na bën krenarë.

Për ne si DRAKU Shkodër, është motivuese të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, në partneritet me operatorët e biznesit ushqimor të 5 bashkive të Qarkut Shkodër, për përmirësim, rritje cilësie dhe progres të qëndrueshëm.

Siguria ushqimore nuk negociohet.
Standardet e BE janë rruga jonë.

lajme të ngjashme