28 Korrik, 2026
“Fortuna” për statujën e Mbretëreshës Teutë / Kryebashkiaku i Lezhës Ndreu: U morëm vesh me Shkodrën dhe Becin / “Është simbol bashkimi në rrugën Velipojë-Shëngjin”
Debati mbi vendosjen e statujës së Mbretëreshës Teutë në ballkonin panoramik të rrugës Shëngjin–Velipojë ka sjellë reagimin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Përmes një statusi, Ndreu e cilëson gjithë diskutimin si “një furtunë në gotë”, duke sqaruar se…

Debati mbi vendosjen e statujës së Mbretëreshës Teutë në ballkonin panoramik të rrugës Shëngjin–Velipojë ka sjellë reagimin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Përmes një statusi, Ndreu e cilëson gjithë diskutimin si “një furtunë në gotë”, duke sqaruar se vendimi është marrë me dakordësi të plotë me bashkinë Shkodër dhe kryebashkiakun Benet Beci dhe se vendosja e monumentit synon të shërbejë njëkohësisht si simbol bashkimi për Lezhën dhe Shkodrën.
Statusi i plotë i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu:
Shkodra apo Lezha?!
Lezha apo Shkodra?!
Një furtunë në gotë për një statujë të Mbretëreshës Teutë që do vendoset te ballkoni panoramik në rrugën Shëngjin–Velipojë!
Nuk ja morëm, as nuk ja hodhëm, as nuk ja fshehëm askujt! Por ramë dakord bashkë me Benet Becin që të vendoset aty, si shërbim që ju bëhet njëkohësisht dy qyteteve!
Është i vetmi vend ku shihet që nga Ulqini e deri në Durrës!
Faleminderit Benet Beci për mirëkuptimin dhe dashamirësinë në zgjidhjen e përbashkët!
Tam-tamet e portaleve dhe gjuhehëlshëve nuk na ngatërrojnë dot, përkundrazi na forcojnë në harmoni veprimi të pa parë ndonjëherë!





