26 Tetor, 2026
“Fortuna” prek drejtoritë rajonale të Shkodrës / Drejtorët japin dorëheqjen të detyruar
Një numër jo i vogël drejtorësh rajonal në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen pas reformës që po kërkon që të bëjë kryeministri Edi Rama. Afro 10 drejtorë rajonal të Shkodrës mendohet se janë dorëhequr ditën e sotme.Ata janë thirrur në ministritë…


Një numër jo i vogël drejtorësh rajonal në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen pas reformës që po kërkon që të bëjë kryeministri Edi Rama.
Afro 10 drejtorë rajonal të Shkodrës mendohet se janë dorëhequr ditën e sotme.
Ata janë thirrur në ministritë e linjës dhe iu është bërë e qartë se duhet të japin dorëheqjen për shkak të urdhrit të dhënë nga kreu i qeverisë.
Në këto kushte, drejtorët e Shkodrës ashtu si edhe të qarqeve të tjera kanë paraqitur dorëheqjet pranë ministrive përkatëse.
Pothuajse të gjithë edhe pse janë dorëhequr, kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre pranë eprorëve të tyre lidhur me jëtë vendim që e kanë cilësuar absurd dhe jo të drejtë.
Ndërkohë ditën e hëne pritet që edhe shumë drejtorë të tjerë rajonal të Shkodrës të vihen nër rresht për të dhënë dorheqjen pa dëshirën e tyre dhe vetëm për shkak të urdhrit politik të kryeministrit Rama.
Kjo reformë e drejtorëve të përgjithshëm por edhe drejtorëve në qarqe vjen si një reflektim i kreut të qeverësi pas protestave të të rinjve që vijojnë çdo ditë pa ndërprerje.
Këta janë drejtorët e përgjithshëm që kanë dhënë dorheqjen deri tani ndërsa për intertësi janë dorëhequr edhe drejtorët rajonal të qarqeve të këtyre institucioneve ose do të dorëhiqen deri të henën:
Ministria e Drejtësisë
- Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
- Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit
- Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
- Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
- Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor
Infrastruktura dhe Energjia
- Eltar Deda, administrator i Albpetrolit
- Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së
- Elisian Bici, administrator i OST-së
- Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it
- Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare
- Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol
Agjencitë dhe institucionet shtetërore
- Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek
- Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
- Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
- Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s
- Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së
- Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Financat dhe Ekonomia
- Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave
- Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
- Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.












