Hysa flet pas dorëzimit ndaj Kabayel: Ja treta sytë nga goditjet, s’kishte grusht të fortë por më kapi bërrylin me të dyja duart dhe u dëmtova

Vetëm pak kohë pas përfundimit të përballjes me boksierin gjerman Agit Kabayel, boksieri shkodran Nelson Hysa ka rrëfyer për stafin e tij momentet e vështira që përjetoi në ring, të cilat e detyruan të dorëzohej në raundin e dytë në…

Vetëm pak kohë pas përfundimit të përballjes me boksierin gjerman Agit Kabayel, boksieri shkodran Nelson Hysa ka rrëfyer për stafin e tij momentet e vështira që përjetoi në ring, të cilat e detyruan të dorëzohej në raundin e dytë në ndeshjen për titullin kampion bote.

Në një video të publikuar pas ndeshjes, teksa ndodhet në dhomat e zhveshjes dhe bisedon me anëtarët e stafit, Hysa shpjegon se sipas tij, Kabayel nuk kishte një grusht të fortë, por ajo që i shkaktoi dëmtimin ishte një episod gjatë përplasjes mes tyre.

Hysa pretendon se kundërshtari i kishte kapur bërrylin me të dyja duart, duke i shkaktuar një dëmtim që e la në vështirësi për të vijuar përballjen.

Boksieri shqiptar tregon gjithashtu se gjatë ndeshjes nga goditjet që i dha kundërshtarit, Kabeyl iu tretën sytë dhe ju dridhën këmbët. “Ia treta sytë dhe këmbët i dridheshin nga goditjet që i dhashë”, shprehet ai në bisedën me stafin, duke përshkruar gjendjen në të cilën ndodhej në momentet para se të tërhiqej nga sfida.

Kështu, Hysa ka dhënë versionin e tij për arsyet që çuan në ndërprerjen e parakohshme të duelit me Kabayel, duke mos e lidhur dorëzimin me fuqinë e goditjeve të kundërshtarit, por me dëmtimin dhe gjendjen fizike që përjetoi gjatë ndeshjes.

Përballja përfundoi në raundin e dytë, me Kabayel që mori fitoren, ndërsa Hysa u detyrua të largohej nga ringu pa mundur ta çonte sfidën deri në fund.

Pavarësisht këtij dorëzimi, përfaqësimi i Nelson Hysës në këto nivele kaq të larta në luftën për titullin kampion gjithsesi janë një arritje e madhe për boksin shqiptar.

lajme të ngjashme