29 Nëntor, 2026
“Isha në punë, më kapi në kokë plumbi i gomës i policisë” / Deputeti i PD Bardh Spahia takon të plagosurin
Me qindra të rinj janë plagosur dhe lënduar ditën e sotme në protestën që po zhvillohet në Tiranë. Një i ri ka përfunduar në spital i plagosur me plumb gome në kokë. I plagosuri të cilin e takoi deputeti i…


Me qindra të rinj janë plagosur dhe lënduar ditën e sotme në protestën që po zhvillohet në Tiranë.
Një i ri ka përfunduar në spital i plagosur me plumb gome në kokë. I plagosuri të cilin e takoi deputeti i PD Bardh Spahia rrëfen se ishte në punë kur një plumb gome i policisë e ka goditur në kokë duke i shkaktuar një plagë të konsiderueshme.
Ndërkohë shumë të tjerë po marrin mjekim por po ashtu ka prej atyre që nuk kanë shkuar fare në spital për shkak të frikës së arrestimit nga policia duke i duruar dhe i mjekuar vetë plagët.
Protesta edhe pse në një numër më të pakët po vazhdon ende në kryeqytet.












