Jep dorëheqjen mjeku i burgut të Reçit Valer Kolnikaj / Ja arsyet që e çuan në këtë vendim

Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në këtë mënyrë pas rreth 6-7 vitesh në atë detyrë, Valer Kolnikaj disa ditë më parë ka paraqitur dorëheqjen në burgun e Reçit. Burime bëjnë…

Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në këtë mënyrë pas rreth 6-7 vitesh në atë detyrë, Valer Kolnikaj disa ditë më parë ka paraqitur dorëheqjen në burgun e Reçit.

Burime bëjnë me dije se vendimi vjen pas disa mosmarrëveshjeve të krijuara gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas të njëjtave burime, në periudhën e fundit ka pasur probleme për çështje të administrimit dhe funksionimit të shërbimit shëndetësor në institucion, por mbetet e paqartë nëse këto problematika kanë qenë shkaku i drejtpërdrejtë i vendimit për largim.

Kolnikaj shërbente si mjek i përgjithshëm në burgun e Reçit duke iu shërbyer rreth 700-800 të burgosurve që janë aty por edhe atyre që presin në paraburgim.

Burimet tregojnë se zyrtarisht arsyet familjare janë motivi i dorëheqjes por kjo mbetet për t’u verifikuar nëse është shkaku i vërtetë.

lajme të ngjashme