Ju hapim barkun me plumba” / Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq dy vëllezërit Albert Kapaj efektiv policie dhe vëllain e tij Alfons Kapaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen…

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq dy vëllezërit Albert Kapaj efektiv policie dhe vëllain e tij Alfons Kapaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit Albert Kapaj., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Alfons Kapaj , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”.

Punonjësit e policisë mbrëmjem e 10 shtatorit ndodheshin në një postobllok në hyrje të Shkodrës.

Papritur aty mbërriti efektivi Kapaj bashkë me vëllanë e tij duke kërcënuar një punonjës tjetër policie teksa dyshohet se i është drejtuar me fjalët “ju hapim barkun me plumba”.

Ky debat mes dy efektivëve u zhvillua për një gjobë që ishte vendosur një muaj më parë në automjetin e policit Albert Kapaj.

Pas kësaj ngjarje Prokuroria nisi një hetim që tashmë është përfunduar dhe dy vëllezërit pritet të dalin përpara gjykatës pasi janë marrë si të pandehur.

lajme të ngjashme