26 Tetor, 2026
Kaos në Parlament, votohet me 85 vota pro Reforma Territoriale / “Çmendet” Gaz Bardhi, gjuan me ujë Ramën dhe Ballukun / Ja si votuan Braçe, Spiropali dhe Sinaj nga PS
Votimi i Reformës Territoriale në Kuvend me 85 vota pro dhe 34 kundër, u shoqërua me momente tensioni dhe skena të pazakonta në sallën e seancave plenare. Pas votimit, kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri…


Votimi i Reformës Territoriale në Kuvend me 85 vota pro dhe 34 kundër, u shoqërua me momente tensioni dhe skena të pazakonta në sallën e seancave plenare.
Pas votimit, kryeministri Edi Rama u largua duke qeshur i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Rama ndaloi për disa çaste me të dy duke biseduar.
Erion Braçe u pa me kokën të mbështetur në dorë, ndërsa Elisa Spiropali ka qëndruar në këmbë gjatë votimit duke pritur me padurim të largohej.
Braçe dhe Spiropali bashkë me Vullnet Sinaj nga PS votuan pro edhe pse janë zërat opozitar brenda PS.
Po ashtu 3 deputetët e PSD votuan pro reformës.
Nga ana tjetër, nuk munguan episodet për t’u veçuar edhe në krahun e opozitës. Gazment Bardhi hodhi bidonë uji drejt kryeministrit Edi Rama dhe lagu disa deputetë socialistë mes të cilëve edhe Belinda Ballukun, ndërsa Klevis Balliu buçiste me një bori kamioni duke krijuar zhurmë në sallën e Kuvendit.
Gjithsesi, mazhoranca miratoi me 85 vota pro Reformën Territoriale, ndërsa 34 vota të opozitës ishin kundër. Momenti i votimit u shoqërua me momente kaosi dhe tensioni, pasi në sallën e Kuvendit u shfaq zv/kryeministrja Belinda Balluku për të votuar Reformën Territoriale.
Demokratët iu drejtuan asaj me fjalët “hajdute”, “e korruptuar” apo dhe “dil jashtë” e “në burg”.
Tensionet nuk u ndalën me kaq, por Gazment Bardhi hodhi ujë drejt saj dhe bidonë kryeministrit Edi Rama.












