27 Tetor, 2026
Kapet me lëndë narkotike 15 vjeçari në Shkodër / Tentoi ta shiste pranë shkollave
Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi në afërsi të një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se mbahej me qëllim shitjen. Arrestimi u krye në kuadër të…


Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi në afërsi të një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”. Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, që synon goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë ndaluan të miturin në afërsi të shkollës. Më pas, gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
15-vjeçari, banues në Shkodër, dyshohet se e posedonte lëndën narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj.
Hetimet për këtë rast u kryen nga strukturat e policisë në Shkodër, në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Pak ditë më parë policia e Shkodrës goditi një tjetër rast të shitjes në shkolla të lëndëve narkotike duke treguar se është një fenomen problematik i përhapur gjerësisht.












