26 Tetor, 2026
Marina Duhani votohet si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër / Merr miratimin me 15 vota pro
Marina Duhani është votuar zyrtarisht si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Anëtarët e miratuan Duhanin me 15 vota pro. Propozimi u bë nga anëtari i qarkut Gjergj Sokoli duke marrë miratimin e të gjithë antarëve të pranishëm. Marina Duhani…


Marina Duhani është votuar zyrtarisht si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Anëtarët e miratuan Duhanin me 15 vota pro.
Propozimi u bë nga anëtari i qarkut Gjergj Sokoli duke marrë miratimin e të gjithë antarëve të pranishëm.
Marina Duhani rikthehet për herë të dytë në këtë post të rëndësishëm.
Edmond Ndou që drejtoi deri më tani Këshillin e Qarkut Shkodër është emëruar si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) për rajonin e veriut.
Ndou i uroi suksese kryetares së re Marina Duhani në këtë detyrë.












