27 Tetor, 2026
Ministri i Brendshëm serb Daçiq: Një ditë do të valëvitet flamuri Serbisë mbi Prizren / “Ne kemi luftuar për Kosovën…”
Gjatë fushatës elektorale që po zhvillohet në Serbi Ministri i Brendshëm atje Ivica Daçiq, njëkohësh edhe zëvendës kryeministër i Serbisë deklaroi gjatë një takimi se një ditë flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren në Kosovë. Një deklaratë e…


Gjatë fushatës elektorale që po zhvillohet në Serbi Ministri i Brendshëm atje Ivica Daçiq, njëkohësh edhe zëvendës kryeministër i Serbisë deklaroi gjatë një takimi se një ditë flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren në Kosovë.
Një deklaratë e turpshme dhe e papranueshme për të cilën as Kosova dhe as Shqipëria zyrtare nuk kanë bërë ende asnjë reagim.
Në Serbi, gjatë fushatës për zgjedhjet Parlamentare, në një moment të vështirë pas dorëheqjes së Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe tentativës të rikthimit si kryeministër, një prej personave më të afërt dhe më të besueshëm të tij si Ivica Daçiq bën këtë deklaratë të turpshme për Kosovën duke zgjuar edhe njëherë dhimbjet e mëdha që shqiptarët e Kosovës përjetuan gjatë masakrave serbe në 1999.
Zgjedhjet në Serbi do të mbahen me 25 tetor dhe Vuçiç bashkë me partinë e tij shpresojnë të fitojnë duke patur një bazë të fortë të fushatës elektorale, këto qëndrime të një politike radikale.
Daçiq në këtë deklaratë të tij përfshin Bosnjen, Kosovën, Turqinë dhe Amerikë ndërsa e mbyll duke thënë se askush nuk mund ta fajësojë Serbinë sepse ka luftuar për Kosovën e Metohinë duke vijuar këto përpjekje të dështuara të Serbisë.
Serbia dhe kushdo tjetër e kanë të qartë se Kosova është një histori e mbyllur dhe se ato troje i përkasin shqiptarëve autokton dhe jo barbarëve serb.












