Nga Selca në Lepushë “të izoluar” / Banori: Kelmendi pa sinjal telefoni, rrezik për jetën në raste urgjente

Mungesa e sinjalit të telefonisë celulare ështl një problem shqetësues për banorët dhe vizitorët në Kelmend. Në aksin nga Selca deri në Lëpushë, komunikimi përmes telefonit mbetet i pamundur në disa zona, pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave për vendosjen…

Mungesa e sinjalit të telefonisë celulare ështl një problem shqetësues për banorët dhe vizitorët në Kelmend.

Në aksin nga Selca deri në Lëpushë, komunikimi përmes telefonit mbetet i pamundur në disa zona, pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave për vendosjen e përforcuesve të sinjalit.

Për këtë problem ka reaguar banori i zonës, Nikolin Bujaj, i cili kërkon zgjidhje konkrete nga institucionet dhe kompanitë e telefonisë celulare duke thënë se kjo situatë është e papranueshme sepse mungesa e valëve telefonike sjell rrezik për jetën në raste emergjente.

Statusi i plotë i Nikolin Bujajt:

Problem në Kelmend. E disata herë që ne jau kërkojmë dhe ankohemi se nga Selca deri në Lëpushë, banorët dhe vizitorët përballen çdo ditë me mungesën e valëve të telefonit.

Ky problem është ngritur vazhdimisht dhe është kërkuar vendosja e përforcuesve të sinjalit, por institucionet dhe kompanitë nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete.

Kjo nuk është thjesht një shënim ne bllok, por është një rrezik real për jetën dhe sigurinë tonë e të çdokujt. Në raste urgjente, aksidente, grabitje apo nevoje për ndihmë, si do të komunikojnë banorët, apo kushdo qoftë pa valë telefoni?!

Kërkojmë edhe njëherë ndërhyrje dhe zgjidhje per mbulimin me valët e telefonit.

lajme të ngjashme