“Pa patentë, pa targa”, kuajt shijojnë fundjavën në mes të Shkodrës

Një pamje jo e zakonshme vjen këtë fundjavë në mes të Shkodrës, ku disa kuaj janë parë duke lëvizur lirshëm në rrugët e qytetit. Në vend që të shihen në kullota apo në zona periferike, këtë herë kuajt kanë zgjedhur…

Një pamje jo e zakonshme vjen këtë fundjavë në mes të Shkodrës, ku disa kuaj janë parë duke lëvizur lirshëm në rrugët e qytetit.

Në vend që të shihen në kullota apo në zona periferike, këtë herë kuajt kanë zgjedhur të dalin për shëtitje në zemër të Shkodrës, mes lëvizjes së përditshme të qytetarëve dhe automjeteve në zonën e Parrucës.

Por përtej humorit, prania e kafshëve në rrugët e qytetit ngre edhe pikëpyetje për sigurinë në qarkullim, pasi lëvizja e tyre mes automjeteve mund të krijojë rrezik si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për vetë kafshët.

Mbetet për t’u parë se kujt i përkasin kuajt dhe nëse do të merren masa për të shmangur situata të tilla në rrugët e qytetit.

Kjo nuk është hera e parë që në rrugët e qytetit kuajt lëvizin kaq lirshëm duke qenë një burim për aksidente rrugore.

lajme të ngjashme