20 Tetor, 2026
Polici heq kapelen: Jam me popullin, jo me shtetin kriminal / Rasti i parë i një efektivi që dorëhiqet
Një efektiv policie ka hequr kapelen duke mbështetur publikisht protestën dhe protestuesit. Efektivi i cili është rasti i parë që dorëhiqet duke e bërë publike largimin e tij nga radhët e uniformave blu, thotë se është më mirë t’i bashkohet…


Një efektiv policie ka hequr kapelen duke mbështetur publikisht protestën dhe protestuesit.
Efektivi i cili është rasti i parë që dorëhiqet duke e bërë publike largimin e tij nga radhët e uniformave blu, thotë se është më mirë t’i bashkohet popullit se sa qeverisë kriminale.
Ai i bën thirrje të gjithë efektivëve që të dorëhiqen dhe të mbështesin protestën.
Edhe pse mes vështirësive ekonomike, ish efektivi tha se ndjehet shumë më mirë që ka ndërmarrë këtë vendim të rëndësishëm.
Mbetet për t’u verifikuar nëse personi në fjalë me të vërtetë ka qenë deri në radhët e policisë së shtetit apo jo sepse nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga policia e shtetit e cila duhet që ta konfirmojë ose jo këtë rast për të shuar çdo aludim të mundshëm dhe dezinformim.












