Revolta e Spaçit / Shpëtoi shokun dhe u fut vetë për pushkatim / Ish i dënuari Pavlo Popaj tregon gjestin e rrallë të Pal Zefit që u ekzekutua pa gjyq nga komunistët

Ish i burgosuri politik në Spaç Pavlo Popaj ka rrëfyer një histori të trishtë gjatë revoltës së Spaçit nga të dënuarit në vitin 1973. Popaj tregon se si shoku i tij Pal Zefi, njëri prej 4 të ekzekutuarve, e shpëtoi…

Ish i burgosuri politik në Spaç Pavlo Popaj ka rrëfyer një histori të trishtë gjatë revoltës së Spaçit nga të dënuarit në vitin 1973.

Popaj tregon se si shoku i tij Pal Zefi, njëri prej 4 të ekzekutuarve, e shpëtoi atë nga pushkatimi duke future veten.

Pal Zefi kishte kaluar 30 ditë në birucë dhe donin ta linin sërish aty por Pavlo Popja ndërhyr duke i thënë efektivëve të burgut se nuk është e drejtë.

Kjo ngjarje nxiti revoltën e Spaçit e cila përfundoi me 4 të pushkatuar, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Gjatë marrjes në pyeje, Pal Zefi i tha hetuesve se “nuk bëhem mik me ju se doni të pushkatoni Pavlon”.

Kjo fjalë e tij e shpëtoi ish të burgosurin Pavlo Popaj dhe toga e pushkatimit vendosi në vend të tij pikërisht Pal Zefin që u ekzekutua pa gjyq bashkë me Skender Dajën, Hajro Pashaj dhe Dervish Peka.

lajme të ngjashme