27 Tetor, 2026
Shefi i Shqiponjave Genc Reçi ikën nga policia e Shkodrës / Emërohet në Dibër në të njëjtën detyrë
Policia vendore e Shkodrës ka nisur disa ndryshime në rang drejtuesish. I pari që ka lëvizur është shefi forcave “Shqiponja” Genc Reçi. Genc Reçi tashmë do të ketë të njëjtin pozicion pune por këtë radhë në drejtorinë vendore të policisë…


Policia vendore e Shkodrës ka nisur disa ndryshime në rang drejtuesish.
I pari që ka lëvizur është shefi forcave “Shqiponja” Genc Reçi.
Genc Reçi tashmë do të ketë të njëjtin pozicion pune por këtë radhë në drejtorinë vendore të policisë në Dibër teksa është emëruar shef i Shqiponjave edhe atje.
Genc Reçi largohet nga Shkodra pas disa rezultateve pozitive në policinë vendore.
Që nga janari i këtij viti ka goditur bashkë me efektivët e forcave Shqiponja të paktën 10 raste të armëmbajtjes pa leje.
Po ashtu nën drejtimin e tij forcat Shqiponja kanë realizuar disa operacione kundër trafikimit të lëndëve narkotike teksa rasti i fundit ishte arrestimi i një shtetasi me 1.5 kg drogë që dyshohej se do ta shpërndante pranë shkollave të qytetit.
Genc Reçi ka shërbyer në Shkodër deri në vitin 2024 edhe si shef rendi ndërsa u rikthye në policinë e Shkodrës si shef i Shqiponjave ndërsa tashmë është transferuar në Dibër.
Në ditët në vazhdim pas vizitës së Ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Skender Hita, në policinë e Shkodrës priten të tjera ndryshime.












