Punimet në hyrjen e Shkodrës / Beci-Kreut të ARRSH: Sa më shpjet mbaroni aksin Harku i Bërdicës-Ura e Bunës

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe drejtori i ARRSH Ami Kozeli inspektuan punimet që po bëhen në hyrjen e Shkodrës. Kryebashkiaku Beci i kërkoi kreut të ARRSH që rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës të…

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe drejtori i ARRSH Ami Kozeli inspektuan punimet që po bëhen në hyrjen e Shkodrës. Kryebashkiaku Beci i kërkoi kreut të ARRSH që rruga nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës të përfundojë sa më parë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në hyrje të qytetit.

Ja statusi i plotë i Becit:

Sot, në kantierin e Bahçallëkut, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ishim në terren për një inspektim të drejtpërdrejtë të punimeve, duke u takuar nga afër me ekipin e ekspertëve dhe inxhinierëve .

Mesazhi ishte i qartë: ritme më të shpejta dhe ndërhyrje të përqendruara. U kërkua përshpejtimi i punës dhe sistemimi sa më parë i rrugës hyrëse, nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë për qytetarët.

Punimet do të vijojnë me intensitet maksimal, për ta kthyer këtë aks kyç hyrës në Shkodër në një portë dinjitoze infrastrukturore, ashtu siç i takon një qyteti që ecën përpara me vepra jo me fjalë.

lajme të ngjashme