Ndregjoni: 6 mijë të zhdukur nga komunizmi që nuk janë gjetur ende / Turp për politikën shqiptare

“Spaç 1973, Martirët e Lirisë”, është dokumentari që u shfaq në kinema Republika në Shkodër duke përkujtuar jo vetëm revoltën e Spaçit nga të burgosurit politik që përfundoi me 4 të vrarë nga diktatura komuniste por edhe si një homazh…

“Spaç 1973, Martirët e Lirisë”, është dokumentari që u shfaq në kinema Republika në Shkodër duke përkujtuar jo vetëm revoltën e Spaçit nga të burgosurit politik që përfundoi me 4 të vrarë nga diktatura komuniste por edhe si një homazh për trupat e 6 mijë shqiptarëve të zhdukur eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.

Kreu i Unionit Mbarëkombëtar të ish të përndjekurve Besim Ndregjoni thotë se nuk ka turp më të madh për klasën politike shqiptare që edhe pas 35 vitesh nuk kanë arritur ta zgjidhin çështjen e 6 mijë të zhdukurve.

Ndregjoni në emër të ish të përndjekurve i bën thirrje dy forcave më të mëdha politike PS dhe PD që të japin drejtësi për 6 mijë të zhdukurit nga komunizmi. Dokumentari solli dëshmi të protagonistëve të revoltës së Spaçit të vitit 1973 të cilët arritën të ngrejnë flamurin kuqezi pa yllin komunist, revoltë që diktatura e egër e shtypi me dhunë pas 72 orësh dhe pushkatoi 4 të burgosur Pal Zefi, Skender Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj ndërsa 16 të tjerë shpëtuan nga pushkatimi pa gjyq. Trupat e 4 viktimave nuk janë gjetur ende edhe pse sistemi ka ndryshuar prej 35 vitesh.

lajme të ngjashme