Alen Sherri merr fitoren e parë me kombëtaren si titullar ndaj San Marinos / Shkodrani deçiziv me pritjet e tij

Portieri shkodran i kombëtares shqiptare të futbollit Alen Sherri ka marrë fitoren e parë me kombëtaren shqiptare si titullar. Sherri e nisi që nga minuta e parë në sfidën përballë San Marinos në fitoren 3-0 që kuqezinjtë morën në ndeshjen…

Portieri shkodran i kombëtares shqiptare të futbollit Alen Sherri ka marrë fitoren e parë me kombëtaren shqiptare si titullar.

Sherri e nisi që nga minuta e parë në sfidën përballë San Marinos në fitoren 3-0 që kuqezinjtë morën në ndeshjen e dytë në Nations League.

Ish portieri i Vllaznisë dhe Egnatias që tashmë luan në Itali me Cagliari në një karrierë të suksesshme atje, ishte deçiziv në disa momente me pritjet e tij duke mbajtur portën të paprekur përballë San Marinos.

Në këtë mënyrë Sherri mori vlerësime pozitive duke treguar se është i gatshëm për të mbrojtur portën edhe në sfida më të vështira.

Kjo është ndeshja e tretë e Alen Sherrit me kombëtaren por ndoshta më e rëndësishmja sepse mori fitoren e parë duke qenë titullar.

Për herë të parë Sherri debutoi si zëvendësues në vitin 2022 përballë Katarit në një miqësore që Shqipëria e humbi 0-1 ndërsa sfidën e dytë e luajti ndaj Izraelit më 3 qershor të këtij viti ku edhe aty kombëtarka humbi po 0-1 në një tjetër përballje miqësore.

Në sfidën e tij të parë në një kompeticion të rëndësishëm zyrtar si sfida ndaj San Marinos në Nations League, Sherri doli me tri pikë nga fusha dhe me portën e paprekur si dhe një paraqitje dinjitoze duke treguar se në të ardhmen mund të jetë ai gardiani i kuqezinjve.

Shpresojmë që Alen Sherri të ketë sa më shumë ndeshje pozitive me kombëtaren por edhe në Itali në skuadrën e tij sepse është një krenari edhe për Shkodrën dhe Vllazninë, qytetin dhe skuadrën ku u formua.

lajme të ngjashme