27 Tetor, 2026
Emri / Shpërndante drogë në shkolla / Policia e Shkodrës arreston 28 vjeçarin me 1.5 kg lëndë narkotike
Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se posedonte rreth 1.5 kilogramë kanabis me qëllim shitjen, kryesisht në afërsi të shkollave. Në pranga ka rënë shtetasi Erdis Zeneli, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë teksa drejtonte…


Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se posedonte rreth 1.5 kilogramë kanabis me qëllim shitjen, kryesisht në afërsi të shkollave.
Në pranga ka rënë shtetasi Erdis Zeneli, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë, në banesën e 28-vjeçarit u zbulua një sasi tjetër lënde bimore, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.
Në total, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Reaction”, u sekuestruan rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, një pjesë e së cilës ishte në formë xhelatine.
Gjithashtu, policia sekuestroi automjetin e të arrestuarit, një aparat celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike me vakum.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Zeneli e siguronte lëndën narkotike për ta shitur, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas administrimit të një informacioni në rrugë operative për dyshimet mbi përfshirjen e 28-vjeçarit në veprimtarinë e paligjshme të narkotikëve.












