Banori: Nuk u përgjigjen zjarrëfikëset, as ata të PD dhe PS / “Gati u dogjëm nga zjarri në Mylte të Rrilës”

Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë të Lezhës, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë. Banorët janë shprehur të shqetësuar pasi sipas tyre zjarrëfikëset nuk jan përgjigjur…

Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë të Lezhës, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Banorët janë shprehur të shqetësuar pasi sipas tyre zjarrëfikëset nuk jan përgjigjur në kohë por edhe kur kanë shkuar u ka mbaruar uji dy automjeteve.

Po ashtu banorët thonë se kanë telefonuar edhe nga radhët e Pas dhe PD drejtues të lartë por nuk kanë marrë përgjigje.

Një banore tjetër e moshuar thotë se ndërhyrja nga vetë ajo me anë të pompave e ka shpëtuar pa u djegur.

Flakët janë shtrirë drejt zonës së GrykLumit, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e zjarrit.

Zjarri ka përfshirë ferra dhe shkurre nëpër sipërfaqet bujqësore.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata vijon të monitorohet.

lajme të ngjashme