Pastrohen kanalet kulluese në Vau Dejës / Banorët: Është shpëtim për tokat, 30 vite pa u pastruar

Kanale të papastruara prej 2 dekadash dhe të mbuluara nga mbetjet dhe plepat. Kjo ishte gjendja e kanaleve kulluese në zonën e Barbullushit të bashkisë Vau Dejës. Shërbimet publike në bashkëpunim me bordin e kullimit kanë nisur prej ditësh pastrimin…

Kanale të papastruara prej 2 dekadash dhe të mbuluara nga mbetjet dhe plepat. Kjo ishte gjendja e kanaleve kulluese në zonën e Barbullushit të bashkisë Vau Dejës.

Shërbimet publike në bashkëpunim me bordin e kullimit kanë nisur prej ditësh pastrimin e tyre shprehet Besmir Lepi, drejtor i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës.

Për banorët e zonës, kjo është një ndërhyrje e kërkuar prej vitesh. Ata shprehen se kanalet nuk janë hapur dhe pastruar prej dy dekadash, duke penguar kullimin e ujërave dhe duke krijuar problematika të vazhdueshme gjatë periudhave me reshje të dendura.

Sipas tyre, çdo dimër zonat përreth përballen me grumbullimin e ujërave, ndërsa kanalet e bllokuara nuk kanë mundur të kryejnë funksionin e tyre.

Drejtori i Shërbimeve Publike Lepi, u bën apel banorëve që të mos hedhin mbetje në kanalet kulluese, pasi ato mund të bllokojnë rrjedhën e ujit dhe të dëmtojnë funksionimin e tyre pikërisht në periudhën kur nevoja për kullim është më e madhe.

Ndërhyrja në Barbullush vjen në kuadër të punës për mirëmbajtjen e rrjetit kullues në zonat problematike, me synim përgatitjen e territorit për reshjet e muajve në vijim.

lajme të ngjashme