19 Tetor, 2026
“Fituam për qytetin” / Trajneri i Vllaznisë pas triumfit me Dinamon: Mediat europiane më pyetën çfarë bën në Shqipëri?
“Fituam për qytetin dhe duhet të jemi të bashkuar”. Ky është mesazhi i trajnerit të ri të Vllaznisë Csabo Lazslo i cili ka folur pas debutimit me fitore në stolin e kuqebluve duke mundur Dinamon 1-0 me golin e Murataj…


“Fituam për qytetin dhe duhet të jemi të bashkuar”. Ky është mesazhi i trajnerit të ri të Vllaznisë Csabo Lazslo i cili ka folur pas debutimit me fitore në stolin e kuqebluve duke mundur Dinamon 1-0 me golin e Murataj në pjesën e parë.
Tekniku i kuqebluve tha se ka bindjen e plotë se me qetësi dhe mendjen në kokë, Vllaznoa do të dalë nga situata e vështirë në të cilën kaloi në 5 javët e para duke qenë e fundit në renditje.
Trajneri i Vllaznisë i cili vjen me një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare tha se disa media europiane e kanë pyetur se çfarë bën në Shqipëri ndlrss tregon se cila është përgjigja e tij.
Lazslo ka besim se Vllaznia do të ngjitet mes 6 ekipeve më të mira, objektiv kryesor për momentit i vetë trajnerit por edhe klubit kuqeblu.












