27 Tetor, 2026
Shkrimtari dhe publicisti Frano Kulli ka dhënë alarmin lidhur me numrin e abetareve që prodhohen sot për klasat e para duke i krahasuar me se sa abetare prodhoheshin përpara disa vitesh duke patur një diferencë tejet shqetësuese. Përmes një statusi…


Shkrimtari dhe publicisti Frano Kulli ka dhënë alarmin lidhur me numrin e abetareve që prodhohen sot për klasat e para duke i krahasuar me se sa abetare prodhoheshin përpara disa vitesh duke patur një diferencë tejet shqetësuese.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulli sjell në vëmendje shifrat e vitit 1996, kur abetarja për klasat e para të shkollave kishte një tirazh prej 75 mijë kopjesh, ndërsa këtë vit, sipas tij, tirazhi është më i vogël se 17,5 mijë kopje, pra 60 mijë abetare më pak në harkun kohor të 30 viteve.
Kjo tregon emigrimin masiv të shqiptarëve dhe rënien e konsiderueshme të numrit të lindjeve duke bërë që në 30 vite të jenë 60 mijë fëmijë më pak në klasat e para të shkollave 9 vjeçare të vendit.
Reagimi i publicistit vjen në një kohë kur studentët kanë dalë në protesta, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Në këtë klimë pakënaqësie dhe përballë debatit mbi gjendjen e arsimit, Kulli përdor shifrat e abetares duke iu drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Në statusin e tij, shkrimtari shpreh shqetësimin e tij të drejtpërdrejt ndaj ministres, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e punës së saj pas shumë vitesh të qeverisjes së kryeministrit Rama.
Statusi i plotë i Frano Kullit:
A thua e din ministresha e arsimit, që po ban 13 vjet cirk ministreshash, se në vitin 1996 tirazhi i librit të Abetares për klasat e para të shkollave të Republikës ka qenë 75 mijë kopje. Këtë vit, tirazhi është më i vogël se 17, 5 mijë.












