Ja se si u godit në kokë me një mjet makine efektivi i policisë së Shkodrës Fasli Rama / Komandati i Rendit në gjendje të rëndë

Mjeti që është në foto i shkaktoi plagë të rënda komandantit të forcave të rendit Fasli Rama në policinë vendore të Shkodrës duke qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se efektivi i policisë nuk është goditur me gurë nga…

Mjeti që është në foto i shkaktoi plagë të rënda komandantit të forcave të rendit Fasli Rama në policinë vendore të Shkodrës duke qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se efektivi i policisë nuk është goditur me gurë nga protestuesit në Shkodër por një prej protestuesve pasi është afruar e ka goditur me polezh dinamoje në kokë komandantin e rendit Fasli Rama.

Polezhoja e dinamos është një mjet makine prej hekuri.

Protestuesi teksa po vinte drejt policisë së Shkodrës i irrituar sepse brenda kishte të birin, ka marrë afër një servisi këtë mjet dhe pasi është afruar e ka goditur në kokë efektivin e policisë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Komandanti i Rendit Fasli Rama ka një plagë zhytëse në kokë që nga mjekët është vlerësuar si një gjendje e rëndë dhe e rrezikshme për jetën.

Në këtë situatë, efektivi i dëmtuar rëndë u dërgua menjëherë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Personat që e goditën efektivin u arrestuan menjëherë nga forcat e policisë.

Protesta në Shkodër ka përfunduar ndërsa pritet të rifillojë ditën e nesërme.

lajme të ngjashme