Video e momentit kur sulmohet efektivi i Shkodrës / Të rinjtë filmojnë veten dhe e publikojnë në Tik Tok

Kjo video është momenti kur sulmohet efektivi i policisë së Shkodrës Fasli Ramaj i cili vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore edhe pse operacionin e ka kryer me sukses. Të rinjtë teksa po protestonin përpara policisë së…

Kjo video është momenti kur sulmohet efektivi i policisë së Shkodrës Fasli Ramaj i cili vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore edhe pse operacionin e ka kryer me sukses.

Të rinjtë teksa po protestonin përpara policisë së Shkodrës kanë filmuar momentin kur sulmojnë me gurë dhe sende të tjera të forta.

Nga ky sulm, është dëmtuar komandanti i rendit në Shkodër Fasli Ramaj i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës.

Efektivi pësoi plagë të thellë në kokë duke çarë kafkën por pas operacionit mësohet se goditja nuk i ka prekur pjesën e trurit ndërsa ende nuk e ka kaluar plotësisht rrezikun edhe pse gjendja e tij për momentin është e stabilizuar.

lajme të ngjashme