“Shërbeni popullit, jo politikës” / Ish efektivi i FNSH Shkodër apel kolegëve: Jeni pa uniforma, pa repart, pa paga. Mos dhunoni protestuesit

Një ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër i është drejtuar me një mesazh redaksisë së Shkodra Live, duke iu bërë apel efektivëve që janë ende pjesë e kësaj strukture që të reflektojnë mbi rolin e tyre…

Një ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër i është drejtuar me një mesazh redaksisë së Shkodra Live, duke iu bërë apel efektivëve që janë ende pjesë e kësaj strukture që të reflektojnë mbi rolin e tyre dhe misionin që kanë në shërbim të qytetarëve lidhur me protestat.

Ai kërkon që FNSH e cila është pa uniforma, pa repart dhe pa paga të mos dhunojë protestuesit si dhe t’i shërbejë popullit dhe jo politikës që e ka përdorur gjithë këto vite.

Ai kujton gjithashtu efektivët që kanë humbur jetën në krye të detyrës ndërsa shpreh keqardhje që struktura e FNSH Shkodër nga një organ policor elitar në rang kombëtar, thuajse sipas tij është shkatërruar.

Mesazhi i plotë i ish-efektivit të FNSH Shkodër:

Si jeni?

Duke parë situatën e jashtëzakonshme këto ditë, si një ish-polic i Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, doja t’u drejtohesha me disa fjalë atyre që janë pjesë e asaj strukture tani në Shkodër.

Ju lutem, për një moment arsyetoni se kujt i shërbeni, popullit apo politikës. Nga një forcë elitë dikur, shikoni si ju kanë katandisur sot në roje objektesh.

Kjo qeveri, mirë që nuk ju jep çfarë meritoni, para një viti ju la edhe pa repart, duke jua marrë Bashkia Shkodër për interesa të veta, kurse ju keni përfunduar në roje objektesh të sekuestruara.

Më vjen shumë keq për ju, për çfarë ka qenë FNSH Shkodër dhe si e kanë kthyer në një forcë që e shfrytëzojnë sipas interesave të veta eprorët edhe drejtuesit.

Dikur FNSH Shkodër ishte lider, edhe me nivele organike më të larta në shumë raste se RENEA edhe çdo strukturë tjetër e policisë, po në vite ka treguar që kush e ka drejtuar, asnjë s’ka pasur qëllime për t’i rritur vlerat FNSH-së, po për përfitime personale edhe rritje në karrierë.

Prandaj, miq, arsyetoni, sepse jeni për t’i shërbyer popullit edhe jo politikës. Keni akoma nivele profesionale në individë, edhe pse kushtet që bëni shërbime, shumë djem janë të zhgënjyer me punën edhe shumë e kanë lënë edhe ikur në struktura të tjera. Po unë që kam punuar me ju, e di kush jeni edhe çfarë zemre keni.

Për hir të atyre 6 kolegëve që kanë rënë në krye të detyrës, që sot edhe një gur me emrat e tyre e hedhin, shërbejuni popullit edhe jo politikanëve.

Çunat e FNSH Shkodër nuk janë ata që dhunojnë njerëz pa të drejtë, por janë heronj të punës me dinjitet, janë familjarë të respektuar edhe që kanë humbur kolegët e tyre në kryerje të detyrës me ta, duke filluar nga Lulzimi, Salia, Kola, Çuni edhe para pak vitesh Simoni edhe Ardiani, që dritë u pastë shpirti.

Po që sot këtë strukturë, drejtimi i keq i policisë, e ka lënë pa repart, pa uniforma që i duhen specifike, pa armatim specifik edhe të keqpaguar.

Shteti shqiptar do t’ju japë një shpërblim që shuma totale për komplet efektivin shkon sa një verë e Ergys Agasit.

lajme të ngjashme