29 Nëntor, 2026
Automjeti përplaset me kalin në By Pass-in e Shkodrës / Plagoset shoferi dhe dërgohet në spital
Një aksident ka ndodhur në Shkodër, këtë herë i shkaktuar nga prania e kafshëve të pakontrolluara në akset rrugore. Një automjet është përplasur me një kalë në bypass-in e qytetit, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit si dhe kalin.…


Një aksident ka ndodhur në Shkodër, këtë herë i shkaktuar nga prania e kafshëve të pakontrolluara në akset rrugore. Një automjet është përplasur me një kalë në bypass-in e qytetit, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit si dhe kalin.
Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, pasi kali ndodhej në mes të rrugës dhe shoferi nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ky aksident rikthen në qendër të vëmendjes një problematikë që prej kohësh shqetëson banorët dhe drejtuesit e automjeteve në Shkodër, kuajt që lëvizin të lirë nëpër rrugët e qytetit dhe në akset kryesore, pa asnjë kontroll.
Shkodra Live e ka trajtuar vazhdimisht këtë shqetësim, duke ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin kafshët e lëna në rrugë dhe duke paralajmëruar se kjo situatë mund të përfundonte në aksidente me pasoja të rënda.
Siç u vërtetua nga ky aksident, prania e kuajve në rrugë përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve por edhe për vetë kafshët e pafajshme.












