28 Korrik, 2026
Beci: Nuk mund të tolerojmë parkimet për shumë orë në shkolla / Kryebashkiaku i Shkodrës: Probleme të mbartura ndër vite
Beci: Nuk mund të tolerojmë parkimet për shumë orë në shkolla / Kryebashkiaku i Shkodrës: Probleme të mbartura ndër vite Së bashku me ekipin e Bashkisë Shkodër, sot ishim në terren në disa pika të qytetit ku ka nevojë për…

Beci: Nuk mund të tolerojmë parkimet për shumë orë në shkolla / Kryebashkiaku i Shkodrës: Probleme të mbartura ndër vite
Së bashku me ekipin e Bashkisë Shkodër, sot ishim në terren në disa pika të qytetit ku ka nevojë për më shumë rregull dhe sistemim.
Veçanërisht pranë shkollave, rregulli është i domosdoshëm për të garantuar siguri dhe kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit.
Që nesër, një plan i qartë masash do të vihet në zbatim, me qëllim përmirësimin e situatës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt rreth institucioneve arsimore.
⛔ Nuk mund të tolerohet parkimi apo qëndrimi i mjeteve për orë të tëra pranë ambienteve arsimore të Shkodrës.
Janë probleme të mbartura ndër vite, por është detyra jonë e përbashkët institucione dhe qytetarë, që me përgjegjësi dhe bashkëpunim t’i zgjidhim.





