Dy police refuzojnë urdhërin e shefit për të sulmuar protestuesit / Efektivet bashkohen me protestën

Dy police në Tiranë kanë refuzuar urdhërin e shefit të tyre për të sulmuar dhe ndaluar protestueset vajza studente dhe gra që ndodhen në protestë. Dy efektivet shfaqen në një video teksa nuk pranojnë dhe nuk i binden urdhërit të…

Dy police në Tiranë kanë refuzuar urdhërin e shefit të tyre për të sulmuar dhe ndaluar protestueset vajza studente dhe gra që ndodhen në protestë.

Dy efektivet shfaqen në një video teksa nuk pranojnë dhe nuk i binden urdhërit të shefit të tyre.

Madje dy vajzat me uniformat blu futen mes protestuesve duke iu bashkuar atyre dhe duke bërë një sjellje tejet qytetare dhe të pranueshme larg dhunës dhe veprimeve të ashpra duke dalë kështu kundër shefit të tyre i cili po kërkonte ndërhyrjen e dy policeve por hasi në refuzimin e tyre.

Ndërkohë pjesa tjetër e policisë vazhdon që të ketë një sjellje të egër ndaj protestuesve gjë e cila solli edhe një reagim të BE në Shqipëri të cilët dënuan dhe bënë thirrje që policia të shmang veprimet e dhunshme ndaj protestuesve.

lajme të ngjashme