Emrat / Tentoi ta vriste në kalceto / Policia e Shkodrës shpall në kërkim të dyshuarin / Ja kush ishte objektivi

Klaus Fermosi, 25 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë Jozefin Ujkën, 27 vjeç, duke i drejtuar armën e zjarrit brenda një fushe sportive në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit ndërsa Fermosi është shpallur në kërkim nga policia.…

Klaus Fermosi, 25 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë Jozefin Ujkën, 27 vjeç, duke i drejtuar armën e zjarrit brenda një fushe sportive në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit ndërsa Fermosi është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas hetimeve paraprake, 25-vjeçari ka hyrë në ambientet e kalçetos dhe i ka drejtuar armën Ujkës, me qëllim vrasjen e tij.

Fermosi është i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Shkodrës po punon për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

lajme të ngjashme