25 Korrik, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Zvicra shkodrani i kërkuar për vrasje / I akuzuar nga SPAK si për përfshirje në vrasjen e dy vëllezërve Bami
37-vjeçari nga Shkodra Jozi Kraja është ekstraduar nga Zvicra në Shqipëri për llogari të drejtësisë shqiptare. Shkodrani u ekstradua pas përfundimit të procedurave, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Bern. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa…

37-vjeçari nga Shkodra Jozi Kraja është ekstraduar nga Zvicra në Shqipëri për llogari të drejtësisë shqiptare.
Shkodrani u ekstradua pas përfundimit të procedurave, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Bern. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda të ngritura nga SPAK.
Sipas hetimeve të SPAK, Jozi Kraja dyshohet se për një periudhë rreth katërvjeçare, nga dhjetori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, Valter Bami dhe Durim Bami.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendim të datës 15 maj 2024, i ka caktuar Jozi Krajës masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
Sipas organit të akuzës, roli i Krajës ka qenë aktiv në mbështetjen logjistike dhe materiale të veprimtarisë kriminale, duke e bërë atë pjesë kyçe të skemës së ndërtuar për eliminimin e dy vëllezërve.
Pas ekstradimit, Jozi Kraja do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e rënda që lidhen me krimin e organizuar dhe vrasjen me paramendim.





