Emri / Rrëzohet në lokalin e tij, 25-vjeçari / Në gjendje të rëndë transportohet me helikopter në Tiranë

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pasi dyshohet se ka rrëshqitur dhe është rrëzuar aksidentalisht në lokalin e tij në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. I riu është shtetasi Marjan Lleshi, 25 vjeç, banues në Shkodër.…

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pasi dyshohet se ka rrëshqitur dhe është rrëzuar aksidentalisht në lokalin e tij në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. I riu është shtetasi Marjan Lleshi, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, për shkak të dëmtimit në kokë, Lleshi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

25-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale. Policia vijon verifikimet zbardhur të plotë këtë ngjarje.

lajme të ngjashme