Kryebashkiaku Beci: Shkodra yll në ngjitje sipas revistës Monitor

Revista Monitor ka publikuar së fundmi një analizë mbi të dhënat e Airbnb për apartamentet me qira afatshkurtër në qytete të ndryshme të vendit, ku Shkodra renditet mes zonave me rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave,…

Revista Monitor ka publikuar së fundmi një analizë mbi të dhënat e Airbnb për apartamentet me qira afatshkurtër në qytete të ndryshme të vendit, ku Shkodra renditet mes zonave me rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, evidentohet shtim i numrit të turistëve, rritje e të ardhurave dhe dyfishim i njësive të disponueshme brenda një viti.

Statusi i plotë i kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci:

Shkodra, ‘yll i ri në ngjitje’ – kështu e ka titulluar Revista Monitor seksionin për Shkodrën në analizën e të dhënave të Airbnb mbi apartamentet me qira afatshkurtër.

Një numër turistësh në rritje, të ardhura të kënaqshme dhe një dyfishim të njësive të disponueshme brenda vetëm një viti.

Paralelisht, rritja e numrit të bizneseve aktive e bën panoramën edhe më inkurajuese për ekonominë lokale në Shkodër.

Këto të dhëna mund të mos i përshtaten narrativës së ndonjë deputeti të opozitës që flet për ‘mbyllje masive’ biznesesh në Shkodër, por ky nuk është problemi ynë. Faktet janë kokëforta.

Shkodra sapo e ka nisur rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe ka të gjitha arsyet për të besuar se do të shkojë atje ku i takon.

lajme të ngjashme