“Pa na mbytur gjithëve nuk e merr kush ujin” / Banori kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Kozhnje të Kelmendit

Një banor i fshatit Kozhnje në Kelmend të Malësisë së Madhe është kundërtë ndërtimit të tri hidrocentraleve që pritet të ndërtohen atje. Ndue Gjecaj thotë se para disa ditësh disa banor më tutje që nuk kanë lidhje me lumin që…

Një banor i fshatit Kozhnje në Kelmend të Malësisë së Madhe është kundërtë ndërtimit të tri hidrocentraleve që pritet të ndërtohen atje.

Ndue Gjecaj thotë se para disa ditësh disa banor më tutje që nuk kanë lidhje me lumin që kalon në Kozhnje kanë firmosur duke qenë pro ndërtimit të hidrocentraleve.


Ai thotë se ata shtetas janë në zona krejt të tjera dhe nuk preken nga lumi.

Gjecaj tregon se është i vendosur bashkë me banorët e tjerë që të mos lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve sepse sipas tij do të sillte shkatërrimin e zonës dhe do t’i linte pa ujë afro 89 banorë atje.

“Pa na mbytur të gjithëve nuk e lejojmë ndërtimin e hidrocentraleve”, thotë Gjecaj duke kundërshtuar këtë projekt që sipas tij i dëmton direkt ata si banorë.

lajme të ngjashme