PD Malësi e Madhe: BKH gjeti bashkinë e mbyllur / “Kryebashkiaku Marinaj u zhduk, ka vjedhur miliona euro”

Partia Demokratike e Malësisë së Madhe ka denoncuar kryetarin e bashkisë Tonin Marinaj se ka mbyllur dyert e këtij institucioni një ditë më parë pasi në bashki kanë mbërritur hetues të BKH. Sipas PD në bashkinë Malësi e Madhe është…

Partia Demokratike e Malësisë së Madhe ka denoncuar kryetarin e bashkisë Tonin Marinaj se ka mbyllur dyert e këtij institucioni një ditë më parë pasi në bashki kanë mbërritur hetues të BKH.

Sipas PD në bashkinë Malësi e Madhe është abuzuar me miliona euro për vite me radhë.

Ja statusi i plotë i PD Malësi e Madhe:

Për vite me radhë, miliona euro janë vjedhur dhe janë shpërdoruar përmes abuzimit me detyrën, duke e lënë Malësinë e Madhe dhe banorët e saj në varfëri e mjerim. Fondet publike që duhej të shërbenin për zhvillimin e zonës, për infrastrukturën, shërbimet dhe mirëqenien e qytetarëve, janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Dje, Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi në Malësinë e Madhe për të ushtruar detyrën e saj ligjore. Ajo iu drejtua Bashkisë së Malësisë së Madhe, por aty nuk gjeti askënd. Kryetari i bashkisë, së bashku me administratën, ishin zhdukur, ndërsa bashkia qëndroi e mbyllur gjatë gjithë ditës.

Kjo situatë është një fyerje për banorët e ndershëm të Malësisë së Madhe, të cilët prej vitesh vuajnë pasojat e keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë. Qytetarët meritojnë transparencë, drejtësi dhe llogaridhënie, jo heshtje dhe fshehje kur kërkohet përgjigje për abuzimet.

lajme të ngjashme