Përplasje mes socialistëve në këshillin bashkiak të Shkodrës: Kush je ti me ma mbyll gojën

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës brenda PS sa vijnë dhe shtohen. Edhe në këtë mbledhje anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Uarda Gjeka debatoi me kryetarin e këshillit bashkiak Oltion Luli edhe pse të dy i përkasin të njëjtit…

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës brenda PS sa vijnë dhe shtohen.

Edhe në këtë mbledhje anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Uarda Gjeka debatoi me kryetarin e këshillit bashkiak Oltion Luli edhe pse të dy i përkasin të njëjtit grup politik, PS.

Realisht kjo mund të jetë edhe një situatë normale por në Shqipëri debatet brenda familjeve politike kanë vite që janë shuar dhe nuk fuksionojnë ose zhvillohen vetëm me dyer të mbyllura.

Gjeka dhe Luli debatuan lidhur me një diskutim për një draft rregullore dhënien e tituj të nderit.

Këshilltarja socialiste pretendon se kjo draft rregullore nuk ka ardhur në këshill sipas përcaktimeve dhe afateve ligjore, gjë që kreu i këshillit bashkiak e kundërshtoi.

Debati mes tyre kaloi edhe në etiketime personale lidhur me aftësitë juridike dhe imponimin e mendimit juridik që bie ndesh me ligjet në fuqi për draft rregulloret.

Kjo draft rregullore nuk u miratua që do të thotë se tashmë në Shkodër figura të shquara nga fusha të ndryshme që janë ende gjallë apo edhe që nuk jetojnë do vijojnë që të mos nderohen me asnjë titull nderi nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës për shkak të këtyre lojërave që bëhen prej vitesh tashmë dhe nuk po gjejnë zgjidhje.

Fillimisht ai që propozoi që draft rregullorja të mos miratohet është anëtari i këshillit bashkiak i PD Florian Bjanku i cili si rrallë herë gjeti mbështetjen e këshilltares socialiste Gjeka, duke qenë se të dy i përkasin jurispodencës dhe mesa duket kësaj here janë kuptuar përmes gjuhës profesionale.

lajme të ngjashme