24 Korrik, 2026
Pezullohet nga policia e shtetit ish drejtori i Shkodrës Gentian Berberi / Kërcënoi punonjësen pas një hetimi disiplinor ndaj tij
Një përplasje verbale brenda radhëve të Policisë së Shtetit ka sjellë pezullimin nga detyra të ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, si dhe nisjen e një procedure disiplinore ndaj tij. Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në momentin kur përfaqësues…
Një përplasje verbale brenda radhëve të Policisë së Shtetit ka sjellë pezullimin nga detyra të ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, si dhe nisjen e një procedure disiplinore ndaj tij.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në momentin kur përfaqësues të drejtorisë së stadardeve në policinë e shtetit i kanë komunikuar Berberit hapjen e një hetimi disiplinor.
Gjatë këtij takimi, ai dyshohet se ka reaguar me tone të larta, duke përdorur fjalor fyes ndaj një punonjëseje të institucionit, si dhe duke artikuluar kërcënime verbale.
Burimet bëjnë me dije se situata është përshkallëzuar më tej, pasi Berberi ka vijuar me deklarata fyese edhe ndaj drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
Në këto kushte, autoritetet kanë vendosur pezullimin e tij të menjëhershëm nga funksioni, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat disiplinore të parashikuara nga rregulloret e institucionit.
Gentian Berberi ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ai u largua nga kjo detyrë pas zhvillimeve hetimore që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe verifikimet ndaj disa efektivëve të policisë.
Pas largimit nga Shkodra, ai u emërua në një detyrë tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ushtronte funksionin e shefit të sektorit dhe vetëm disa ditë më pas u pezullua pas kësaj përplasje.






