20 Tetor, 2026
Protestuesi ia merr valles mes kaosit, flakëve dhe tymit / Moment shprese për Shqipërinë
Në kulmin e protestës, në mes të kaosit, tymit dhe flakëve, një protestues ia ka marrë valles në Tiranë. Një artist amator me dajre në dorë shfaqet duke kënduar dhe kërcyer në rrugët e Tiranës ndërsa një protestues i afrohet…


Në kulmin e protestës, në mes të kaosit, tymit dhe flakëve, një protestues ia ka marrë valles në Tiranë.
Një artist amator me dajre në dorë shfaqet duke kënduar dhe kërcyer në rrugët e Tiranës ndërsa një protestues i afrohet duke ia marrë valles e “festuar”.
Një moment që tregon shpresë për të ardhmen e Shqipërisë nga ana e protestuesve të cilët kanë vetëm një kërkesë, largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë.
Protesta vazhdon intensivisht ndërsa protestuesit kanë djegur thuajse të gjitha institucionet duke përfshirë edhe Komisariatin Nr.2 të policisë në Tiranë.
Policia nuk ka më fuqi për të kontrolluar protestën dhe protestuesit.
Shteti thuajse është dorëzuar ndërsa momentalisht funksionon vetëm shëndetësia dhe disa forca policie të mbingarkuar dhe të nxjerrë me zor në rrugët e Tiranës.












