19 Tetor, 2026
Rama i vendosur: Nuk përkulemi përballë dhunës / “Është dora e opozitës, jo e studentëve” / “Do dalim më të fortë”
Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër reagim në këtë mëngjes duke qenë i vendosur dhe i qartë teksa mohon kategorikisht se mund të japë dorëheqjen. Kreu i qeverisë teksa u shgaq pranë një biznesi të vogël të djegur plotësisht deklaroi…


Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër reagim në këtë mëngjes duke qenë i vendosur dhe i qartë teksa mohon kategorikisht se mund të japë dorëheqjen.
Kreu i qeverisë teksa u shgaq pranë një biznesi të vogël të djegur plotësisht deklaroi se nuk përkulet përballë dhunës.
Rama u shpreh se dhuna është dora e opozitës që kërkon që Shqipëria të mos antarësohet në BE dhe jo e studentëve ndërsa shtoi se në këtë protestë ka edhe dorë nga shërbime të huaja që duan ta shohin Shqipërinë të shkatërruar dhe jo në familjen europiane.
Në fund, Kryeministri deklaroi se do të kalojë edhe kjo flamë dhune dhe se do të dalim më të fortë pas kësaj proteste.
Rama tha se studentët, prindërit e tyre dhe kushdo tjetër duhen dëgjuar dhe se duhet bërë më shumë por sipas tij ata nuk kanë asnjë lidhje me protestën.












