Vllaznia gjen fitoren e parë / Merr fund makthi i kuqebluve me një fitore ndaj Dinamos

Vllaznia ka gjetur fitoren e parë në kampionat në javën e 6-të. Trajneri i ri Csabo Lazslo e nisi me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij në Shkodër duke mundur ekipin pretendent të Dinamos. Një super gol i…

Vllaznia ka gjetur fitoren e parë në kampionat në javën e 6-të. Trajneri i ri Csabo Lazslo e nisi me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij në Shkodër duke mundur ekipin pretendent të Dinamos.

Një super gol i Murataj në pjesën e parë me një goditje nga distanca vulosi tre pikët e para për kuqeblutë.

Vllaznia në këtë përballje erdhi me disa ndryshime në vendosje dhe formacion. Gurishta dhe Musta luajtën në qendër të mbrojtjes ndërsa nga krahët Avdyli dhe Bardhi.

Tekniku Lazslo aktivizoi lojtarë si 19 vjeçari me ngjyrë Emanuel që vjen nga Vllaznia U-19 apo Ara duke treguar se ka besim tek të rinjtë.

Kjo fitore ka rikthyer shpresën pas rezultateve negative në 5 javët e para ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 5 pikëve duke lëvizur nga vendi i fundit në renditje.

Gjithsesi është një rrugë e gjatë përpara duke nisur që nga sfida e ardhshme përballë Egnatias kampione në transfertë dhe më pas vjen Tirana në Shkodër. Provën e parë tekniku Lazslo e dha ndërsa duhet të konfirmojë Vllazninë në sfidat e tjera me rezultate pozitive për të qenë të paktën mes 6 ekipeve më të mira në renditje.

lajme të ngjashme