24 Korrik, 2026
“Mandatin ma keni marrë ju mue, jo unë ju. Kecin do e marrë në Tiranë” / Deputetja Koçeku-PS: Shpërndani Parlamentin dhe shihni sa vota marr
Deputetja Marjana Koçeku ka dalë me një reagim të fortë pas largimit të saj nga radhët e Partisë Socialiste dhe kalimit si deputete e pavarur, duke e cilësuar këtë periudhë si një “10-mujor të humbur të mandatit” dhe duke deklaruar…

Deputetja Marjana Koçeku ka dalë me një reagim të fortë pas largimit të saj nga radhët e Partisë Socialiste dhe kalimit si deputete e pavarur, duke e cilësuar këtë periudhë si një “10-mujor të humbur të mandatit” dhe duke deklaruar se tashmë mandati i saj është “rikthyer në vendin e vet”.
Në deklaratën e saj me tone të ashpra politike dhe ironike, ajo sfidon hapur shumicën parlamentare, duke i kërkuar PS që të shpërndajnë Parlamentin dhe ta shohin sa sa vota mund të marrë.
Pas daljes si e Pavarur, Koçeku u përball me akuza se ajo duhet të japë dorëheqjen sepse mandati në qarkun Shkodër i përket PS sepse ajo ishte kryesuese në listën e mbyllur të kandidatëve për deputet dhe se si e Pavarur nuk ka vota mjaftueshëm për të shkuar në Parlament.
Pas këtyre akuzave deputetja Koçeku dha përgjigjen e saj.
Statusi i plotë i deputetes Koçeku:
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.
Në Shkodër, u përkujtua demonstrata e 36 viteve më parë, e cila mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. Kjo datë përkujton gjithë të vrarët në kufi gjatë vitit 1990.
Ish-të përndjekur politikë dhe pjesëtarë të Shoqatës së të Vrarëve në Kufi përkujtuan demonstratën e 16 qershorit të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës, e cila mori shkas nga vrasja në kufi e 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, martir i demokracisë pas vdekjes.
Kjo është edhe dita përkujtimore e të vrarëve në kufij nga regjimi komunist.
36 vite më parë, disa qindra të rinj shkodranë përcollën me thirrje kundër regjimit, trupin e pajetë të 17 vjeçarit, Pëllumb Pëllumbi, i vrarë pranë postës kufitare të Hanit të Hotit në Malësi të Madhe, në përpjekje për t’u arratisur.
Enver Jakupi, një ish i përndjekur politik i besimit mysliman thotë se Enver Hoxha ishte anti katolik dhe anti shkodran i betuar dhe se komunistët janë kriminel që duhen shtypur për t’ shporrur njëherë e mirë.





